Ndërlidhjet

TEL AVIV


Së paku 19 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në një restorant në qytetin Haifa, kanë raportuar sot media të Izraelit. Autoriteti palestinez sot ka dënuar këtë sulm vetëvrasës me bombë dhe ka ftuar për një ndërhyrje urgjente të Shteteve të Bashkuara dhe të anëtarëve të tjerë të të ashtuquajturit "kuartet" për ta ndalur zgjerimin e dhunës ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Agjencia Reuters informon se grupi militant Xhihadi Islamik ka marë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Haifë.
XS
SM
MD
LG