Ndërlidhjet

R. HOLBROOKE DHE B. KOUCHNER BËJNË THIRRJE PËR RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE DHE PJESËMARRJE TË KOSOVARËVE NË BISEDIMET NË VJENË


RRAHMAN PAÇARRIZI

Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk guxon të shkojë kaq ngadalë, ndërsa shqiptarët duhet t’i respektojnë të drejtat e minoriteteve nëse duan të përmbushin ëndrrat dhe aspiratat e tyre për pavarësinë, ka thënë sot në Prishtinë, ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Richard Holbrooke. Këto komente zoti Holbrooke i ka bërë pasi bashkë me ish-kryeadministratorin e parë të Kosovës, Bernard Kouchner ka takuar kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci, me të cilët është biseduar për statusin e Kosovës dhe bisedimet e ardhshme teknike me Beogradin.
Zoti Holebrooke tha se kujdesi ndaj minoriteteve është i domosdoshëm për procesin e pavarësisë së Kosovës: "Ju nuk mund t’i detyroni serbët për një spastrim etnike dhe të vritni fëmijë serbë dhe ndërkohë të pritni përkrahjen e bashëksisë ndërkombëtare për të arritur realizimine ëndrrës suaj për vetëvendosje dhe pavarësi", tha zoti Holbrooke duke e quajtur kënaqësi takimin e tij me zotin Rugova në cilësinë e kryetarit të Kosovës dhe porositi bashkësinë ndërkombëtare që të përshpejtojë proceset në Kosovë, të cilat janë tepër të ngadalshme:"Kombet e Bashkuara duhet të lëvizin më shpejt, Shtetet e Bashkuara duhet të kushtojnë më shumë kujdes, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të jetë më fleksibil, përndryshe proceset po shkojnë tepër ngadalë", tha zoti Holbrooke, sipas të cilit Kosova duhet të marrë pjesë në bisdinmet e Vjenës në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi edhe këto bisdime janë në drejtim të së ardhmes që Ksoova e dëshiron për vete.
Kryetari Rugova ndërkaq tha se i kishte njoftuar mysafirët lidhur me objektivat e Kosovës:"...që janë zhvillimi ekonomik, privatizimin që ka filluar dhe integrimi I grupeve etnike, ku kemi një progres dhe natyrisht duhet të punojmë më shumë dhe ajo që unë insistoj që Kosova të njihet sa më parë si vend i pavarur."
Zoti Kouchner ndërkohë tha se ishte me rëndësin që Kosova të merrte pjesë në bisedimat teknike të Vjenës:"Unë vërtet shpresoj se parlamenti do ta miratojë shkuarjen në Vjenë, pasi mosshkuarja do të ishte një gabim i madh, tha Kouchner, sipas të cilit biseda me serbët është e rëndësishme për Kosovën, madje organizimi i serbëve vendorë dhe piëkrisht mbrojtja e minoriteteve është pengesa kryesore sipas bashkësisë ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës.
Duke i quajtur zotërinjtë Holbrooke dhe Kouchner si bashkëbiseduesit më dinamikë në historinë e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Daci tha:"Vërejtjet e tyre shumë të qëlluara se si duhet të avancojmë proceset në institucione dhe me rrugët e hapura për demokracinë e Kosovës, për ekonominë dhe pavarësinë e plotë të Kosovës me përgjegjësitë që nënkupton ajo, si sjellja e minoriteteve, lëvizja e lirë e të gjithëve, prandaj mendoj se jemi në një anije të përbashkët".
Zoti Daci ndërkaq tha se në bisedat eventuale me Beogradin do të shkonte vetëm po të jetë atje edhe homologu i tij nga Beogradi, ndërsa kryeministri Rexhepi tha se nuk ka ndonjë lëvizje nga poicioni i tij i mëparshëm:"Qëndroj në ato pozicione që kam thënë prej fillimit. Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm për situatën, por duhet të kuptohet edhe nga qytetarët, se nuk është lehtë të hyhet në diçka pa e analizuar shumë mirë dhe nëse thuhet se a u frikësohemi bisedimeve, ne i frikësohemi përgjegjësisë, nëse bëhet ndonjë hap i gabueshëm pa u studiuar mirë", tha Rexhepi sipas të cilit për çështje madhore, koncenzusi është i domosdoshëm.
Ndërkohë, ambasadori Holbrooke dhe zoti Kouchner nesër do t’u drejtohen qyetetarëve lidhur me të ardhmen dhe statusin përfundimtar të Kosovës, me , me ç’rast pritet t’i përsërisin thirrjet që sot u kanë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG