Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara kanë pranuar ofertën e Serbisë dhe Malit të Zi për të dërguar rreth 1000 ushtarë e policë në Afganistan, që do të veprojnë në kuadër të forcës ndërkombëtare atje, transmeton Nju Jork Tajms.
Sipas gazetës, forcat serbo-malazeze fillimisht do të trainohen nga ato amerikane dhe do vendosen deri në marsin e ardhshëm në kufirin afgano-pakistanez.
Nju Jork Tajms më tej pyet nëse brenda kësaj force do ketë trupa që kanë qenë të përfshira në krimet në Bosnjë apo Kosovë.
XS
SM
MD
LG