Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare sot e ka dënuar Izraelin për sulmin kundër kampit të dyshuar të militantëve palestinezë në Siri.
Zyra e kryeministrit britanik e quajti sulmin shkallëzim "të papranueshëm" të tensioneve në rajon.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se sulmi e ngre "temperaturën në rajon".
Ministria e jashtme e Kinës tha se është e "shokuar" nga aksioni i Izraelit, kurse sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Moussa tha se aksionet e Izraelit i cënojnë ligjet ndërkombëtare.
"Kjo situatë nuk është në pajtim me ligjin ndërkombëtar. E drejta e vetëmbrojtjes ushtrohet kur një shtet është i sulmuar, por kur një vend i pushton territoret e vendeve tjera, ushtron dhunë dhe politikë të shkatërrimit, kjo nuk mund të konsiderohet si vetëmbrojtje", tha Moussa.
Ndërkohë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kanë vazhduar konsultimet me qeveritë përkatëse rreth projekt rezolutës së Sirisë, e cila e dënon Izraelin për sulmet ajrore.
Kancelari gjerman Schroeder e përshkroi rezolutën "jo të balancuar", ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se Izraeli duhet t'u shmanget aksioneve që i rritin tensionet në rajon, por i mbështeti akuzat e Izraelit se Siria e sponsorizon terrorizmin.
XS
SM
MD
LG