Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Policia e Pakistanit tha se një sulmues i panjohur ka vrarë 5 njerëz në kryeqytetin Islamabad.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, kurse motivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura.
Sulmi ngjau në ditën kur zëvendës sekretari amerikan i shtetit Richard Armitage bisedoi me presidentin e Pakistanit Pervez Musharraf rreth sulmeve të talibanëve dhe Al-Kaidës në Afganistan.
Detajet nga bisedimet nuk janë bërë publike, ndërkohë që Armitage i vlerësoi lartë përpjekjet e Pakistanit kundër sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG