Ndërlidhjet

BEOGRAD


Para fillimit të dialogut në Vienë duhet të përgatitemi dhe konsultohemi me përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe subjekteve relevante në tërë hapësirën e Serbisë, tha zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq.
"Kjo është me rëndësi për fillimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe një pjese të saj. Kjo është bisedë ndërmjet një tërësie dhe një pjese të saj", tha Çoviq duke shtuar se në kuadër të përgatitjeve, kreu politik i Serbisë do të bisedojë edhe me Kishën Ortodokse Serbe.
Çoviq i komentoi edhe deklaratat e ish diplomatit amerikan Richard Holbrooke për pavarësinë e Kosovës, që u bënë në Prishtinë.
"Nuk duhet t'u kushtohet shumë vëmendje, sepse qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe subjekteve tjera ndërkombëtare është standardet para statusit", ka thënë Çoviq.
XS
SM
MD
LG