Ndërlidhjet

VIENË


Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, dhe pavarësimi i saj nuk do të ketë kurrfarë pasojash për vendet fqinje, tha sot në Vienë Erih Rajter, shef i drejtorisë për çështje të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Austrisë.
Sipas tij, statusi i Kosovës duhet zgjidhur para pavarësimit të Malit të Zi nga unioni i përbashkët me Serbinë.
Rajter ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk sjell asgjë të tmerrshme, sepse nëse në Evropë krijohen shtetet e reja, ato do të jenë nën pullazin e njëjtë.
Rajter tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë rolin udhëheqës në zgjidhjen e problemeve në Kosovë, nëse dëshiron t'i realizojë projektet e veta paqësore në Evropë.
Erih Rajter, autor i librit "Zgjidhja e konflikteve në Kosovë", njëherit ka thënë se shqiptarët në Kosovë duhet të jenë më aktivë, dhe ta detyrojnë bashkësinë ndërkombëtare që ajo të aktivizohet më shumë.
"Kosova krejtësisht dallohet nga Bosnjë Hercegovina, ku bashkësia ndërkombëtare e imponoi projektin e saj. Në Kosovë bashkësia ndërkombëtare tash për tash nuk ka kurrfarë projekti për ardhmërinë e saj", ka thënë Rajter, duke shtuar se prania e huaj ushtarake në Kosovë nevoitet edhe një kohë të gjatë.
XS
SM
MD
LG