Ndërlidhjet

BEOGRAD


Konflikti i gjatë disa dekada shqiptaro-serb është i lidhur me statusin e Kosovës, kurse para fillimit të dialogut teknik në Vjenë, shumë pengesa mbesin pa u mënjanuar, është vlerësuar sot në një tribunë në Beograd kushtuar fillimit të bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd.
"Te zyrtarët e Serbisë është shumë i pranishëm qëndrimi se në Kosovë, serbët kanë të drejtën historike, kurse shqiptarët të drejtën etnike", ka thënë eksperti i çështjeve juridike Aleksandar Simiq.
Koordinatori i Forumit për Marrëdhëniet Etnike Dushan Janjiq tha se të dyja palët hyjnë në bisedime, që nuk dihet se ku çojnë.
"Ato hyjnë në një proces, në të cilin e vetmja që dihet është se bashkësia ndërkombëtare nuk merr kurrfarë përgjegjësie. Përveç kësaj, problematike është edhe metoda e punës", ka thënë Janjiq.
Sipas tij, "në 14 apo 18 tetor do të fillojë diçka që mund të japë rezultate pragmatike, por dialogu padyshim se do të ndërpritet kur në rend të vijë çështja e statusit final të Kosovës".
Përfaqësuesi i Institutit Kosovar për Demokraci dhe marrëdhënie etnike Fadil Maloku ka thënë se autoritetet e Kosovës janë për dialogun, por për një pjesëmarrje të barabartë në të.
XS
SM
MD
LG