Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit Ariel Sharon t'i shmanget krijimit të tensioneve të mëdha në Lindjen e Mesme.
Bush tha në Shtëpinë e Bardhë se ka biseduar me Sharonin pas sulmeve ajrore që Izraeli dje i ndërmori kundër kampit të dyshuar të terroristëve në teritorin e Sirisë.
"Ia bëra shumë të qartë kryeministrit, ashtu si herave tjera, se Izraeli nuk duhet të ndihet i kufizuar për t'u mbrojtur. Megjithate i thashë se është mjaft e rëndësishme se aksionet e Izraelit duhet të shmangin shkallëzimin dhe krijimin e tensioneve të larta", tha presidenti amerikan.
Liderët tjerë botërorë e kanë dënuar sulmin, për të cilin Izraeli tha se ishte hakmarrje për sulmin vetëvrasës të shtunën në qytetin Haifa, që la 19 të vrarë.
Ndërkohë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit i vazhduan konsultimet rreth projekt rezolutës së Sirisë, e cila e dënon Izraelin për sulmet e djeshme ajrore.
XS
SM
MD
LG