Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë ftuar zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në bisedime serioze javën e ardhshme në Austri. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher ka thënë mbrëmë vonë se këto bisedime, Uashingtoni i sheh si një pjesë të rëndësishme të procesit politik në Ballkan. Ai mëtutje ka thënë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se qeveria e unionit Serbi-Mali i Zi dhe ajo e Kosovës, këtyre bisedimeve, do tu qasen me qëllime serioze dhe do të dërgojnë delegacionet përkatëse të nivelit të lartë. Bisedimet, që parashihet të fillojnë më 14 tetor në Vjenë, do të përqendrohen në çështjet siç janë transporti, energjia, personat e zhdukur dhe kthimi i të zhvendosurve.
XS
SM
MD
LG