Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në një raport të publikuar sot nga organizata Transparency International me seli në Londër, vendet në tranzicion të Ballkanit vazhdojnë të goditen nga korrupsioni. Në mesin e 133 vendeve nga mbarë bota, bazuar në, siç thuhet, "indekset e perceptueshmërisë së korrupsionit" Unioni Serbi – Mali i Zi është në vendin e 106 së bashku me Maqedoninë, me Bolivinë, me Sudanin, me Ukrainën, me Hondurasin dhe me Zimbabvenë. Në këtë listë Shqipëria gjendet në vendin e 92. Bosnjë Hercergovina është e 70-ta së bashku me me pesë vende të tjera. Greqia, i vetmi vend ballkanik anëtar i Bashkimit Evropian është në vendin e 50-të, që është pozicioni më i mire në rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG