Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë dhe një përkthyes irakianë janë vrarë në dy sulme të ndara, ka kumtuar sot ushtria amerikane. Lidhur me sulmin e parë, një zëdhënëse ushtarake amerikane ka thënë sot se "një pajisje e improvizuar ka shpërthyer mbrëmë vonë afër qytetit Ramadi, 110 kilometra në perëndim ë kryeqytetitit të Irakut". Me këtë rast është vrarë një ushtar i Shteteve të Bashkuara. Pas afro një ore nga shpërthimi i një bombe në rrugë janë vrarë edhe dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes irakian, në vendin al-Haswah afro 40 kilometra në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG