Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë ka vendosur ta ndërtoj një rrugë të re për në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e ekonmomisë së Shqipërisë, thuhet në një kuntesë të sotme të qeverisë. Është bërë e ditur se kjo rrugë prej 175 kilometrash do ta lidhë portin e Durrësit me kufirin Morinë. Qeveria ka kumtuar se do të kërkoj ndihma ndërkombëtare për financimin e rrugës, që vlerësohet se do të kushtoj afro 300 milionë dollarë amerikan. Banka Botërore ka paguar për studimin e fizibilitetit.
XS
SM
MD
LG