Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek ka vlerësuar se në dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit duhet të përfshihen diplomatë të jashtëm me përvojë. Në një tekst autorial në të përditshmen vjeneze "Kurir", zoti Busek ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme i pengojnë autoritetet serbe që të bëjnë koncesione, ndërsa qëndrimet krejtësisht të ndryshme të Prishtinës dhe të Beogradit flasin në favor të dështimit të dialogut. Erhard Busek mëtutje ka shkruar se gjendja e tashme në Kosovë nuk mund të zgjasë shumë pasi shqiptarët nuk janë të kënaqur me formulën "standardet para statusit", bashkësisë ndërkombëtare kjo situatë po i kushton shumë ndërsa unionin Serbi – Mali i Zi e pengon në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG