Ndërlidhjet

BAGDAD


Afro 2 mijë myslimanë shiitë të Irakut kanë kërkuar sot nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që të lirohet kleriku Moayed al-Khazraji, i arrestuar para dy ditësh nga forcat e koalicionit. Mbrëmë vonë përkrahësit e klerikut Khazraji, ishin përleshur me trupat amerikane jashtë xhamisë ku kishte shërbyer ai, por kjo pëleshje ishte mbyllur në mënyrë paqësore. Gjenerali amerikan, Martin Dempsey ka thënë se al-Kazraji po mbahej në arrest për shkak se ishte i dyshuar për veprimtari kriminale dhe kundër koalicionit.
XS
SM
MD
LG