Ndërlidhjet

HARRI HOLKERI OFRON DY MINISTRI TË REJA, PËR TË BINDUR PALËN KOSOVARE TË SHKOJË NË VJENË


RRAHMAN PAÇARRIZI

UNMIK-u dhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe të partive politike të Kosovës kanë bërë mbrëmë një lëvizje pozitive në drejtim të afrimit të qëndrimeve rreth shkuarjes në Vjenë më 14 tetor për të marrë pjesë në bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo hendeku ndërmjet partive shqiptare që deri më tash nuk kanë arritur të gjejnë një koncenzus për këtë, duket se është thelluar. Ndërkohë, oferta e mbrëmshme e UNMIK-ut për zgjerimin e kapaciteteve të qeverisë edhe me dy ministri, njëra për energjetike dhe tjetra për bashkëpunim ndërkombëtar, mund të jetë mjaft joshëse për qeverinë dhe për liderët e Kosovës. Ky ishte rezultati i një takimi të mbrëmshëm gati pesorësh ndërmjet zotit Holkeri, anëtarëve të kuintit si dhe të gjithë drejtuesve kosovarë të institucioneve dhe partive më të mëdha politike. Në këtë takim, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë kërkuar nga lideërt kosovArë që të gjejnë rrugën për të nisur këto bisdime, tha shefja e zyrës amerikane Marcie Ries:
"Ne anëtarët e komunitet ndërkombëatr jemi të bashkuar në përkrahjen e fuqishme të shkuarjes në Vjenë", tha zonja Ries, ndërkohë kolegu i saj britanik, Mark Dickinson, duke e çmuar edhe ofertën e UNMIK-ut për zgjerimin e qeverisë me kapacitete të reja, tha se dëshironte t’i shihte të bashkuar liderët e Ksoovës, jo vetëm për këto bisdime, pasi ato nuk ishte sfida e vetme që e priste Kosovën, edhe pse pjesëmarrjas, sipas tij e pashmangshme në bisedime, është një vendim i vështirë.
Ky vendim i vështirë ende nuk është marrë nga përfaqësuesit kosovarë. Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, pas takimit pesorësh tha se shkurt se ishte bisduar për modalitetet e bisedimeve:" U bisedua për modalitetet dhe konsultimet do të vazhdojnë.
Në anën tjetër, kryeministri Bajram Rexhepi tha se vendimi i mbetej parlamentit:"Presim nesër ofertën dhe parlamenti do ta thotë fjalën e fundit. Pas vendimit të parlamentit, të shohim", tha Rexhepi.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci tha se oferta e UNMIK-ut nuk guxon të hidhet poshtë pa u studiuar me kujdes:"Formimi i dy ministrive të reja, u tha në mënyrë diplomatike të shtuarjes së kapaciteteve në energjetikë dhe në bashkëpunim ndërkombëtar". Zoti Daci tha se Kuvendi i Kosovës vetëm sa do të ekzekutojë vendimet e nënshkruesve të marrëveshjes për koalicionit dhe me asnjë kusht nuk do ta prishte koncenzusin ndërmjet partive politike. Mirëpo, sipas tij kjo ofertë shton mundësitë për arritjen e pajtueshmërisë së palës kosovare.
Në anën tjetër, edhe zoti Thaçi ka vlerësuar se qëndrimi I UNMIK-ut është qartësuar paksa me ofertën e fundit, mirëpo çështja e dialogut me Serbinë është tepër e ndieshme, pasi ndërmjet Ksoovës dhe Serbisë ka ndodhur një luftë e përgjakshme, prandaj lidershipi kosovar duhet të jetë edhe më i përgjegjshëm në këtë plan për të qenë në pajtim me interesat e popullit të Kosovës për pavarësi:"Mendoj se sonte pozicioni i UNMIK-utë shtë qartësuar edhe me tepër. Platforma e prezantuar ishte shumë e qartë, ne e dimë se këto janë zhvillime janë të ndieshme, janë vendime historike për popullin e Kosovës dhe për vendin. Prandaj duhet të jemi të përgjegjshëm para së ardhmes", tha Thaçi.
Edhe Haradinaj e vlerësoi ofertën e UNMIK-ut si joshëse, por jo të mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në bisdimet e Vjenës:"Ky projekt i bisdimeve është ndërtuar pa pjesëmarrjen tonë dhe është improvizim, e kemi thënë që nga fillimi, Megjithatë, tash është një qasje serioze, por kjo nuk na jep mundësi që të marrim pjesë më 14 tetor me këtë që posedojmë".
Zoti Haradinaj tha se në rast se ky propozim apo kjo ofertë merr kuptim të plotë me plotësimin e qeverisë me ministri shtesë, mund të arrihet ndonjë marrëveshjes, por jo ndryshe.
Sidoqoftë, lëvizja e mbrëmshme që është vlerësuar pozitive në pozicionet e UNMIK-ut përballë kërkesave të Kosovës për më shumë kompetenca i ka shtuar gjasët për një pajtueshmëri, mirëpo gjithçka sërish i është lënë Kuvendit të vendosë, natyrisht pasi UNMIK-u ta qartësojë tërësisht ofertën e tij për shtuarjen e kapaciteteve, ndërkohë që mjaft indikative ishin deklaratat për ruajtjen e unitetit veprues ndërmjet partive politike, unitet që duket të jetë i rrezikuar më së shumti që nga marrëveshja e tre liderëve për bashkëqeverisje.
XS
SM
MD
LG