Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 3 policë dhe 5 civilë janë vrarë kur një automjet përplot materie shpërthyese u përplas në një stacion të policisë në Bagdad.
Në sulmin që ndodhi në lagjen e varfër Sadr të banuar me shiitë, janë plagosur rreth 30 njerëz.
Në një pjesë tjetër të Bagdadit, një diplomat i Spanjës është vrarë në çastin që po dilte nga shtëpia.
Ministria e jashtme në Madrid tha se viktima Jose Antonio Bernal ishte atashe për informim në kryeqytetin e Irakut.
Spanja bën pjesë në kolicionin e prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG