Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Në Bosnjë janë shënuar përparime, Kosova mbetet një histori e pambaruar derisa nuk po trajtohet cështja e statusit, ndërsa Serbia është një vend, i cili ka filluar dalëngadalë të kuptojë realitetet në Evropën moderne, shkruhet në një koment autorial të Richard Holbrooke dhe Bernards Kouchner, të botuar sot në Wall Street Journal.
Nëse Bosnja është e lirë dhe e pavarur Kosova është vetëm e lirë. Dhe derisa statusi i Kosovës të jetë i papërcaktuar, bashkësia ndërkombëtare, e përfaqësuar nga NATO-ja dhe OKB-ja në terren, thjesht kanë ngecur.
Më tej në komentin në fjalë shkruhet se në Kosovë është bërë pak përparim vecanërisht në dy cështje: kalimin e pushtetit tek vendorët dhe për përcaktimin e statusit përfundimtar. Të gjithë, përfshirë dhe kryeadministratorin Holkeri, ndajnë të njëjtin mendim, përfundon komenti në fjalë.
XS
SM
MD
LG