Ndërlidhjet

OSLO/PARIS


Komiteti për dhënien e çmimit Nobel për paqe sot shpalli se fituese për këtë vit është Shirin Ebadi, veprimtare nga Irani për të drejtat e njeriut. Në arsyetimin e komitetit, pos tjersh thuhet e "ajo veçanërisht ishte e përqendruar në luftën për të drejtat e grave dhe të fëmijëve". Agjencia Frans Pres informon se, në një bisedë telefonike nga shtëpia e saj në Paris, Shirin Ebadi ka thënë se është shumë e befasuar me këtë çmim…duke shtuar se kjo gjë do ta ndihmoj në punën e saj për të drejtat e njeriut dhe për qytetarët e Iranit".
XS
SM
MD
LG