Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte ka thënë mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit se autoritetet serbe ende nuk po bashkëpunojnë në përpjekjet e tribunalit të Kombeve të Bashkuara në gjykimet për krime të luftës në ish Jugosllavi. Duke folur për çështjen e bashkëpunimit të Serbisë dhe të serbëve të Bosnjës, ajo tha se "në gjykimin e ish liderit jugosllav, Slobodan Millosheviq dhe në rastet e tjera, ndjehet një gatishmëri në anën e autoriteteve për të ruajtur materialet kryesore që do të mund të provonin implikimin e ish regjimit jugosllav në krimet e kryera në Bosnjë – Hercegovinë". Ajo tha se autoritetet serbe të Bosnjës dështuan në kapjen e Radovan Karaxhiqit dhe të Ratko Mladiqit.
Carla del Ponte tha se Kroacia ka dështuar që ta dorëzoj gjeneralin Ante Gotovina.
XS
SM
MD
LG