Ndërlidhjet

MITROVICË


Millan Ivanoviq, kryetar i Këshillit Kombëtar Serb të pjesës veriore të Mitrovicës, është dënuar me tre muaj burg me kusht, për pjesëmarrje në trazirat e 8 prillit 2002, kur u lënduan rreth 20 policë ndërkombëtarë.
Gjykata e UNMIK-ut gjithashtu e ka dënuar me 4 muaj burg edhe anëtarin e Këshillit Nebojsha Joviq, të akuzuar për lëndimin e një polici ndërkombëtar.
Në arsyetimin e vendimit, kryesuesi i gjykatës, francezi Pol Shevalie tha se Ivanoviq dhe Joviq "kanë ditur se çfarë bëjnë" dhe "kanë vepruar me paramendim".
XS
SM
MD
LG