Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Natasha Miqiq ka deklaruar se mbledhja e Parlamentit, në të cilën do të debatohet për shkarkimin e saj dhe për mosbesimin ndaj qeverisë do të mbahet më 14 tetor.
"Mbledhja do të mbahet në datën që është konvokuar, më 14 tetor, dhe këtë vendim e kam marrë pas konsultimeve me partitë politike dhe qeverinë e Serbisë", ka deklaruar Natasha Miqiq.
Ajo ka shtuar se çështja e votëbesimit qeverisë së Serbisë është hapur në momentin më të keq, sepse kjo mund të ketë pasoja negative në pozitën e Beogradit në fillim të bisedimeve me Prishtinën.
Natasha Miqiq ka shfaqur bindjen se më 14 tetor do të hiqen dilemat e mëtejme dhe se Serbia nuk do të paraqet problem, por partner konstruktiv për bisedimet me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG