Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë të sigurojnë mbështetje për draftin e rezolutës për Irakun, që aktualisht është duke hasur në kundërshtim të fuqishëm në Organizatën Botëore.
Ndërkaq, gjatë ditës vendimin e presidentit Bush për të filluar luftën në Irak sërish e ka mbrojtur nënpresidenti Dik Çejni:
"Dëshiroj të përkujtoi kritikët se armiqët terroristë të vendit tonë shpresonin të goditnin me armët më vdekjepruese të njohura për njerëzimin. Rrjedhimisht do të ishte e pakuptueshme deri në ekstrem të heqnim dorë nga aksioni dhe të pritnim deri në ditën e goditjes", tha nënpresidenti Dik Çejni.
Ai ka shtuar se kritikët e luftës në Irak janë avokatë të politikës së mosveprimit e cila do të rrezikonte qindra mijëra jetë të amerikanëve në në sulm tjetër terrorist.
XS
SM
MD
LG