Ndërlidhjet

logo-print

SERVER/HANTER: PËR STATUSIN E KOSOVËS DIKU NË VITIN 2005/2006


Daniel Serwer/Robert Hunter


Duke folur për hezitimin e palës kosovare për të marrë pjesë në bisedimet e Vjenës, Daniel Server, nga Nisma Ballkanike në Institutin e SHBA-ve për Paqjë thotë:
Kemi të bëjmë me qëndrime të ndryshme të partive politike shqiptare rreth dialogut me Beogradin dhe rreth kushteve në të cilat ai duhet të zhvillohet, thotë Deniel Server për të shtuar se disa politikanë kosovarë shkuarjen në Vjenë e cilësojnë si rrezik.
Beogradi ka një përparësi sepse ka unanimitet politik dhe ka miratuar një rezolutë për Kosovën, shton Deniel Server.
Ndërkaq, Robert Hanter ish – ambasador amerikan në NATO dhe Unionin Evropian thotë se bisedimet për çështjet teknike nuk do të ndikojnë në epilogun përfundimtar të statusit të Kosovës ndonëse në vazhdim shton:
Dialogu për çështjet teknike ndërmjet negociatorëve shpesh mund të shëndrrohet në një dialog për çështje esenciale politike, thotë Robert Hanter dhe vë në pah:
Dallimet e mëdha në qëndrimet e dy palëve bëjnë që bisedimet për çështjet me peshë të madhe politike dhe për statusin të duken shumë jorealiste, vë në pah Robert Hanter.
Duke folur për hezitimin e palës shqiptare për të biseduar me Beogradin Hanter thotë:
"Në anën e popullatës shqiptare ka shumë dhembje, shumë hidhërime, shumë tragjedi njerëzore që kanë zgjatur për një kohë shumë të gjatë dhe jo vetëm gjatë kohës së pastrimit etnik gjatë viteve 98/99. Dhe kjo është një nga shkaqet e hezitimit, thotë ish – ambasadori amerikan Robert Hanter.
Ndërkaq, Daniel Server në vazhdim pohon se asnjëra palë nuk është e disponuar që bisedimet teknike të kalojnë në bisedime për statusin përfundimtar të Kosovës, ndonëse dialogu për çështje teknike megjithate mund të shpie deri te një gjë e tillë:
Por, është marrëzi të mendohet të zgjidhet çështja e statusit përfundimtar pa zgjidhur çështjen e personave të zhdukur, thotë Daniel Server.
Duke folur për kohën kur do të mund të bisedohej për statusin final të Kosovës zoti Server thotë:
Për statusin përfundimtar të Kosovës do të mund të bisedohet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Serbi, pra diku në vitin 2005 ose 2006, thotë Server për të shtuar se bisedimet për statusin final të Kosovës duhet të fillojnë pas përgatitjeve shumë të gjata.
Në pyetjen nëse Uashingtoni ka qëndrim të formuluar rreth statusit të ardhshëm të Kosovës ish - ambasadori Robert Hanter thotë se Shtetete e Bashkuara ende nuk kanë qëndrim përfundimtar rreth kësaj çështje, por konsiderojnë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për një zgjidhje që do t'u mundësoj të drejtojnë me jetën e tyre, ashtu siç ka ndodhur me të gjithë popujt në hapësirën e ish Jugosllavisë:
Shtetet e Bahskuara do të dëshironin që situata të zgjidhet në atë mënyrë në të cilën të gjithë popujt që ishin pjesë e ish – Jugosllavisë të kenë të drejtë të zënë vendin e tyre të merituar në komunitetin evropian, konkludon ish – ambasadori amerikan Robert Hanter.

XS
SM
MD
LG