Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Autoritetet e Serbisë planifikojnë që së shpejti autoriteteve në Kosovë tu dorëzojnë mbetjet e afro 40 trupave të pajetë të shqiptrarëve, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, informon agjencia AP. Gvozden Gagiq, zyrtar përgjegjës për personat e zhdukur u ka thënë sot reporterëve në Beograd se dorëzimi do të bëhet "brenda disa ditësh". Këta trupa të pajetë ishin ndër qindra kufomat e zhvarrosura nga kampi për stërvitje të policisë speciale në Batajnicë, ka thënë Gvozden Gagiq. Agjencia AP informon nga Beogradi se trupat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë konfliktit në Kosovë ishin zhvendosur nga Kosova në përpjekje për ti fshehur gjurmët e krimeve të kryera nga ish regjimi i Sllobodan Millosheviqit, i cili aktualisht gjendet në Hagë, ku po gjykohet për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG