Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, Xhorxh Bush sot ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë strategji të qartë për ta ndihmuar Irakun për ndërtimin e "një vendi stabil dhe përparues". Në fjalimin e tij javor në Radio, presidenti Bush tha se ai parasheh se Iraku nuk do të paraqesë "kërcënim për Amerikën apo për botën". Duke folur për përpjekjet që po bëhen për rimëkëmbjen ekonomike, Xhorxh Bushi tha se "për tri dekada ekonomia e Irakut u ka shërbyer vetëm interesave të diktaroti dhe të regjimit të tij". "Sadam Huseini ka ndërtuar një makinë masive luftarake duke mos përfillur nevojat themelore të popullit të tij" – tha Xhorxh Bushi në fjalimin e tij javor në Radio.
XS
SM
MD
LG