Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS


Anëtari i kabinetit qeveritar palestinez, Saeb Erakat ka thënë sot se "depërtimi i Izraelit në Rripin e Gazës sot dhe dje duket se paraqet ripushtim të këtij territori". Ai mëtutje ka shtuar se "Ne gjykojmë me fjalët më të ashpra depërtimin e Izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah që deri tash shkaktoi vrasjen e 8 palestinezëve, plagosjen e afro 77 personave dhe shkatërrimin e dhjetëra shtëpive. Ne besojmë se këto janë krime që po i bën Izraeli". Armata e Izraelit ka thënë se depërtimi ka për qëllim zbulimin e tuneleve të fshehta që shërbejnë për kontrabandimin e armëve përgjatë kufirit. Një burim ushtarak i ka thënë agjencisë FP se sot në mëngjes është gjetur edhe tuneli i tretë nëntoksor, që ishte i gjatë më se 30 metra e që pëfundonte në një shtëpi në kampin e refugjatëve në Rafah.
XS
SM
MD
LG