Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 6 persona janë vrarë nga shpërthimi i një automjeti pranë një hoteli në qendër të Bagdadit, që shfrytëzohet nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Irakut të caktuar nga Shtetet e Bashkuara.
Një pjesë e ndërtesës së hotelit është shkatërruar plotësisht.
Koloneli amerikan Peter Mansoor tha se nga shpërthimi janë plagosur dhjetra të tjerë.
"Të gjithë viktimat ishin banorë lokalë, përveç një ushtari amerikan, i cili u lëndua lehtë", tha Mansoor.
Gjetkë në Irak, dy ushtarë amerikanë u plagosën kur automjeti i tyre hasi në një mjet shpërthyes në afërsi të bazës ushtarake amerikane në qytetin Tikrit.
XS
SM
MD
LG