Ndërlidhjet

KRYEMINISTRI BAJRAM REXHEPI VENDOS TË MOS SHKOJË NË BISEDIMET NË VJENË


RRAHMAN PAÇARRIZI

Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi përfundimisht ka vendosur të mos shkojë në Vjenë në fillimin e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit më 14 tetor. Këtë vendim, kryeministri Rexhepi e ka bërë të ditur sonte në mbrëmje në një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës, me ç’rast ka thënë se nuk do të shkojë në këto bisedime, pasi për kohën, vendin dhe momentin e duhur për fillimin e tyre duhet të vendosë vetë Kosova dhe jo të tjerët, megjithëse, ka pranuar kryeministri, ky ka qenë një vendim i vështirë:"Sot më është dashur të marr një vendim të tillë. Nuk do të shkoj në takimin e organizuar nga UNMIK-u në Vjenë. Unë jam kryeministri juaj. Isha edhe kryetar i komunës së Mitrovicës, qytetit të ndarë. Unë jam mjek dhe gjatë gjithë jetës sime, kurrë nuk u jam frikësuar sfidave dhe konfrontimit me çështje vitale".
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se ky vendim ishte pasuar nga takime të shumta, ndërkohë që sipas tij kjo nuk ëhstë pasojë e mungesës së gatishmërisë për të bisduar me fqinjët, përfshirë edhe Serbinë, por ky është vendim që i takon përfundimisht Kosovës:"Jam i gatshëm të bisedoj me fqinjin tonë Serbinë si dhe me të gjithë fqinjët e tjerë të Kosovës. Do të jet jetë vendim yni se kur, si dhe përse të bisedojmë, ky nuk mund të jetë vendim i tjetërkujt, tani nuk ëhstë koha e duhur", tha kryeministri, sipas të cilit kosovarët duhet të vendosin se kur do të jetë koha e duhur për bisdime dhe kur kjo kohë të vijë, kosovarët do të mirëpresin gjithë ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ka thënë se detyrë e tij, ashtu si edhe e të gjithë kosovarëve, pa dallim gjuhe, feje dhe opinioni politik është vazhdimi i ndërtimit dhe forcimit të Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, përfaqësuesit e të cilës kanë shprehur përkushtimin e tyre për të përkrahur qeverinë që kryeson kryeministri Rexhepi. Vetmë bashkërisht mund të fitojmë, ndërsa unë do të vazhdoj të luftoj për këtë, ka thënë kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Pos kryeministrit Rexhepi, njerëzit më të angazhuar sot në ksoovë kanë qenë përfaqësuesit e kuintit diplomatik e veçanërisht shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Marcie Ries dhe ai i zyrës britanike Mark Dickinson, të cilët janë takuar me kryeministrin Rexhepi, me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe disa herë me kryeadministratorin Holkeri. Pas një takimi të fundit për sonte me zotin Holkeri, shefi i zyrës gjermane Peter Rondorf tha:"Do të ketë dialog në Vjenë dhe delegacioni i Kosovës do të jetë atje", tha Rondorf, duke mos pranuar të komentojë faktin se delegacioni i Kosovës shkon atje i përgjysmuar, pasi në të nuk merr pjesë kryeministri Rexhepi dhe një përfaqësues i AAK-së, ndërsa PDK-ja ende as ka pohuar dhe as mohuar dërgimin e një ministri të saj në Vjenë.
As zyrtarët e UNMIK-ut nuk kanë dashur të komentojnë deri në këto momente vendimin e kryeministrit Rexhepi:"E gjitha që mund të them është se përgatitjet për bisedime po vazhdojnë, tha zëdhënësja e UNMIK-ut", Izabela Karlovitz.
Kështu, sipas njoftimeve të deritashme, nesër në orën 14 do të nisen për në Vjenë kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci, përfaqesuesi i komunitetit serb Milorad Todoroviq dhe përfaqësuesja e pakicave joserbe Resmie Mumxhiu, bashkë me kryeadministratorin Holkeri dhe ekipin e tij të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG