Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e Vjenës në 14 tetor, që shënon fillimin e bisedimeve teknike me Beogradin.
Kryeministri Rexhepi tha se është i gatshëm për dialog me fqinjët, por për këtë duhet të vendosë Kosova dhe jo të tjerët në emër të saj.
Kështu, nesër në Vjenë do të nisen kryetari Ibrahim Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci, përfaqësuesi i serbëve Millan Todoroviq dhe përfaqësuesja e pakicave tjera Resmie Mumxhiu, meqë zyrtarë ndërkombëtarë kanë thënë se bisedimet në Vjenë do të fillojnë në 14 tetor, pavarësisht se kush merr pjesë në to.
XS
SM
MD
LG