Ndërlidhjet

VJENË


Çështja e statusit final të Kosovës, e cila nuk do diskutohet në bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk do të mund të shmanget dhe herdo-kurdo do të duhet të vijë në rend dite, shkruan gazeta "Presse" e Vjenës.
"Kosova është vend i të pakënaqurve. Shumica e shqiptarëve është e pakënaqur sepse bashkësia ndërkombëtare deri tani nuk është e gatshme në mënyrë të hapur e të drejtpërdrejtë të bisedojë për çështjen kryesore, statusin final" shkruan Presse.
"Beogradi nuk është i kënaqur sepse Kosova ende formalisht është nën jurisdiksionin e saj, kurse atje nuk ka kurrfarë pushteti", shkruan gazeta austriake, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e ndarjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG