Ndërlidhjet

VJENË


Në bisedimet për çështje teknike në Vjenë, që filluan aty kah ora 09:15, pos delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të Natos dhe të Grupit të kontaktit. Bisedimet i udhëhoqi kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova tha se "Kosova dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e Natos" dhe shtoi se "kjo nënkupton një Kosovë demokratike, paqësore dhe të pavarur".
Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq i kritikoi autoritetet e Kosovës për mospraninë e përfaqësuesve të minoriteteve në delegacionin e Kosovës. "Kosova është zemra e Ballkanit, jo vetëm gjeografikisht por edhe nga aspekti politik dhe i sigurisë", ka thënë sot në Vjenë, Havier Solana përfaqësues i lartë i Bashkimti Evropian për politikë të jashtme dhe siguri. Ai i ka vlerësuar si tejet të rëndësishme bisedimet e Vjenës.
XS
SM
MD
LG