Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë filluar ta shqyrtojnë verzionin e ri të propozim – rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e Irakut. Në këtë propozim – tekst parashihet që deri më 15 Dhjetor të këtij viti, Këshilli qeverisës i Irakut, që mbështetet nga Amerika, duhet ta përcaktoj afatin për hartimin e Kushtetutës dhe pastaj organizimin e zgjedhjeve. Në këtë dokument forcohet roli i Kombeve të Bashkuara por duket se organizatës botërore nuk i jepet rol qendror në hartimin e Kushtetutës dhe në organizimin e zgjedhjeve. Këto çështje ishin theksuar si disa nga pikat me të cilat sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. ishte i pakënaqur.
XS
SM
MD
LG