Ndërlidhjet

QERBELA


Një i vrarë dhe 24 të plagosur është bilanci i luftimeve të mbrëmshme ndërmjet dy fraksioneve rivale shiite në qytetin e Qerbelasë.
Ndërkohë, njoftohet se tre ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme.
Sot është raportuar edhe për një shkëmbim zjarri afër hotelit Palestina në Bagdad.
Në Kombet e Bashkuara, anëtarët e Këshillit të Sigurimit e shqyrtojnë verzionin e ri të projekt rezolutës amerikane për ardhmërinë e Irakut.
Verzionin e ripërpunuar e shqyrtojnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve islamike në tubimin në Malajzi.
XS
SM
MD
LG