Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS/JERUSALEM


Konvoji me diplomatë të Shteteve të Bashkuara që e mbikqyrnin implementimin e planit paqësor është goditur sot nga një shpërthim i fuqishëm në Rripin e Gazës, kanë thënë zyrtarë palestinezë të sigurisë. Është raportuar se tre persona që gjendeshin në përbërje të këtij konvoji janë vrarë ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Agjencitë e lajmeve informojnë se ky ishte sulmi i parë i këtij lloji kundër caqeve amerikane në territoret palestineze. Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Jerusalem, Paul Patin i ka deklaruar agjencisë Reuters se personat e vrarë ishin amerikanë. Në një kumtesë të kësaj ambasade shtetasit amerikanë janë këshilluar që të largohen nga Rripi i Gazës.
XS
SM
MD
LG