Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zëvendës kryeminisri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, në një konferencë të sotme për media në Beograd, ka thënë se fjalimi i delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet e Vjenës ishte "shumë korrekt, preciz dhe konsruktiv". Nebojsha Çoviqi ka thënë se Beogradi është i gatshëm edhe për bisedime për statusin e Kosovës, duke thënë se ndërrimi i kufijve do të thotë se Kosova është e pavarur. Ai mëtutje ka thënë se "nëse shqiptarët demokratë në hapësirën e Kosovës kanë të drejtë që në referendum të deklarohen për ndonjëfarë Kosove të pavarur, atëherë këtë të drejtë e e kanë edhe serbët demokratë në Bosnjë Hercegovinë". Pastaj Nebojsha Çooviqi ka shtuar se "kush e di se çka do të ndodhë në Maqedoni". Zëvendës kryeministri serb, ka kritikuar Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Unmikun, që nuk kanë siguruar pjesëmarrje të pakicave kombëtare në delegacionin e Prishtinës, për të cilën tha se "ishte i spastruar etnikisht".
XS
SM
MD
LG