Ndërlidhjet

LONDËR


"Takimi i parë jomiqësor për serbët dhe kosovarët" – është titulli i një shkrimi të sotëm të së përditshmes londineze, Financial Times, për bisedimet e djeshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Për politikanët e Ballkanit, edhe mëtutje shumë të ndarë lidhur me krijimin e paqes së pritur gjatë në Kosovë, ky takim shënoi kthim të shkurtër në skenën botërore diplomatike, në të cilën ata kishin mbizotëruar para disa vitesh, shkruan Financial Times. Në një koment të po kësaj gazete, që u botua poashtu sot, shkruan se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bisedimet përfundimisht mund të çojnë te negociatat për statusin final të Kosovës". Në këtë aspekt kjo gazetë konstaton se "bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë presionin për arsye se pa një zgjidhje, Kosova mbetet pikë e zezë e paqartësisë në Evropë".
XS
SM
MD
LG