Ndërlidhjet

PRAGË


E përditshmja Los Angeles Times, shkruan se diplomatët perëndimor që morën pjesë në bisedimet tri orëshe në Vjenë thonë se takimi, aq sa ishte e mundur, u zhvillua mirë. Pastaj transmetohen fjalët e kryeministrit të Serbisë, Zoran Zhivkoviq se "u ulëm së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare". Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, duke iu referuar Serbisë, e përdori fjalën "fqinjë" dhe ftoi për njohjen e "Kosovës së pavarur dhe demokratike", shkruan sot Los Angeles Times. Kjo gazetë mëtutje shkruan se "analistët që ndoqën takimin në Vjenë mbeten skeptikë lidhur me mundësinë që të dy palët do të jenë të afta ti kapërcejnë dallimet përderisa çështja e statusit politik të Kosovës të mbetet e pazgjidhur".
XS
SM
MD
LG