Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se Gjermania, Rusia dhe Franca janë dakorduar të votojnë në favor të rezolutës amerikane mbi Irakun.
Vetëm disa orë para votimit në Këshillin e Sigurimit, ai tha se liderët e tre vendeve këtë vendim e kanë marrë gjatë bisedave telefonike që i kanë zhvilluar sot në mëngjes.
"Një është e qartë. Rezoluta shpie në kahje të drejtë, por sipas nesh, progresi ende nuk është përgjigje adekuate për situatën në Irak. Prandaj, atje nuk do të luajmë një rol ushtarak", tha Schroeder.
Fjalët e kancelarit gjerman u konfirmuan edhe nga zëdhënësja e presidentit të Francës Jacques Chirac, dhe nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili gjendet për vizitë në Malajzi.
XS
SM
MD
LG