Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njëzërit e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka për qëllim të nxitë kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për sigurinë dhe rindërtimin e Irakut.
Duke e përshëndetur votimin, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se është në interesin e bashkësisë ndërkombëtare të ndërtojë një Irak stabil dhe paqësor.
"Rezultati është demonstrim i qartë i vullnetit të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, që interesin e irakienëve ta vërë mbi gjithë të tjerat. Qëllimi ynë i përbashkët është vendosja sa më e shpejtë e paqes dhe stabilitetit në një Irak të pavarur e demokratik", tha Annan.
Vota paraqet fitore e përpjekjeve të Uashingtonit, për të fituar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për të inkurajuar ruajtjen e paqes dhe rindërtimin e Irakut.
Tre anëtarët kyç të Këshillit, Franca, Rusia dhe Gjermania i modifikuan qëndrimet e tyre dhe thanë se duan të prezentojnë një mesazh të unifikuar për rimëkëmbjen e Irakut.
XS
SM
MD
LG