Ndërlidhjet

SAN BERNARDINO


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka falënderuar Këshillin e Sigurimit për miratimin e rezolutës mbi Irakun.
"Sot dua të falënderoj Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për miratimin unanim të rezolutës, e cila i mbështet përpjekjet tona për ndërtimin e një Irakut të lirë dhe paqësor", tha presidenti amerikan, gjatë një vizite në Kaliforni.
Ai tha se Iraku demokratik do të jetë shembull për gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa irakienët do të tregojnë se liria është shpresë dhe e drejtë e çdo vendi.
XS
SM
MD
LG