Ndërlidhjet

PUTRAJAYA


Në hapjen e Konferencës së vendeve Islamike, kryeministri i Malajzisë Mahatir Mohamad tha se "hebrenjtë e sundojnë botën me të autorizuarit e tyre", dhe u ka bërë thirrje myslimanëve në botë të bashkohen për ta tejkalur dominimin e tillë.
Ai tha se ka ardhur koha që vendet myslimane të marrin qëndrim të përbashkët kundër shtypjes.
Në mesazhin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se i kupton ndjenjat e përbuzjes dhe mllefit që myslimanët i kanë për çështjen palestineze, por Kofi Annan i dënoi sulmet vetëvrasëse.
Duke folur në konferencën, presidenti i Sirisë Bashar Assad e përshkroi rezistencën palestineze kundër pushtimit izraelit si akt legjitim të vetëmbrojtjes, i cili nuk duhet të interpretohet si terrorizëm.
XS
SM
MD
LG