Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Liderët e Unionit Evropian në mbyllje të samitit dy ditor kanë ftuar autoritetet palestineze t'i mposhtin militantët, kanë shfaqur brengosje për shkak të programit bërthamor të Iranit dhe kanë përshëndetur rezloutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.
Ministrat gjithashtu kanë shfaqur brengosje për barierat e sigurisë që Izraeli është duke i ngritur në teritoret e banuara me paletsinezë.
Presidenti francez, Zhak Shirak në mbyllje të takimit ka thënë se liderët evropianë kanë afruar qëndrimet rreth kushtetutës së re evropiane:
"Qëndrimet divergjente rreth kushtetutës evropiane janë në rënje. Pas 4 tetorit duket se sicili e ka kuptuar domosdoshmërinë e jetësimit të një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur dhe para përfundimit të këtij viti", ka thënë presidenti francez Zhak Shirak.
Presidenti francez ka thënë se do të vazhdoj përpjekjet për të bindur Britaninë e Madhe që t'u bashkohet planeve për një mbrojtje të pavarur të Unionit Evropian.
Nga ana tjetër kryeministri britanik Toni Bler ka thënë se ai kurrë nuk do të rrezikonte NATO-n.
Forcën e përbashkët mbrojtëse evropiane në këtë takim e ka mbështetur edhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni:
"Kishim unanimitet të plotë rreth domosdoshmërisë së politikës së përbashkët evropiane në planin e mbrojtjes dhe të sigurisë. Historia na ka mësuar se asnjë politikë ose diplomaci nuk mund të ekzistoj pa mbështetjen e forcës ushtarake", ka thënë kryeminsitri italian Silvio Berluskoni.
XS
SM
MD
LG