Ndërlidhjet

OKIO


Presidenti amerikan Xhorgj Bush është takuar sot në Tokio me kryeministrin japonez Junikiro Koizumi.
Kjo është ndalesa e parë e presidentit Bush në turneun nëpër gjashtë vendet e Azisë dhe Australisë.
Pritet që bisedimet të fokusohen në kontributin e Japonisë për vrindërtimin e Irakut, rreth krizës bërthamore në Korenë Veriore, këmbimikt tregtar dhe të ngjashme.
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur premtimin e Japonisë të bërë nga fillimi i kësaj jave për të dhënë 1 miliardë e 500 milionë dollarë për rindërtimin e Irakut.
Kryeministri Koizumi sot ka thënë se Japonia ende është duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të trupave jo – luftarake në Irak:
"Lidhur me çështjen e dërgimit të paqëruajtësve në Irak ne duhet të kemi parasysh kushtetutën e vendit. Na mbetet të mendojmë akoma shumë për të vendosur rreth kësaj çështje", ka thënë kryeministri Koizumi.
XS
SM
MD
LG