Ndërlidhjet

logo-print

HELSINKI


Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri tha sot se bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet liderëve serbë e atyre shqiptarë të Kosovës, mund të mbahen në vitin 2004 por çështja e statusit do të merret në shqyrtim vetëm pas progresit të arritur në çështjet praktike. Në konferencën e sotme për media në Helsinki ai përësëriti komentet e Bashkimit Evropian, se takimi në Vjenë ndërmjet liderëve serbë e atyre shqiptarë të Kosovës, ishte një sukses. Megjithatë Harri Holkeri sot pranoi se kishte probleme, siç ishte mungesa e kryeministrit të Kosovës. Hari Holkeri mëtutje ka thënë se progresi në çështjet siç janë furnizimi me rrymë dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur është e rëndësishme për ta filluar kthimin në Kosovë në mënyrë më masive dhe për të bërë progress në një varg çështjesh - siç është edhe statusi i Kosovës. Duke raportuar nga kjo konferencë për media e Hari Holkerit në Helsinki, agjencia Reuters mëtutje informon se disa prej këtyre çështjeve do të shqyrtohen në muajin nëntor, kur, sipas takimit të Vjenës, është paraparë mbledhja e grupeve të ekspertëve. Harri Holkeri ka thënë se "besoj se politikanët kanë interes për të bërë diçka pozitive për votuesit e tyre".
XS
SM
MD
LG