Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i pjesës greke të KFOR-it në Kosovë, koloneli Promis, i përgënjeshtroi infomatat për shkaqet e vdekjes së serbit Zhivorad Velikinac (65) në Ferizaj. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se "Velikinac kishte mjaft ushqim por e refuzonte atë ndërsa anëtarët e familjes nuk e shtynin që të ushqehej". Koloneli Promis mëtutje tha se "mendoj se motra e tij dhe burri i saj janë përgjegjës pasi nuk janë kujdesur për të" pasi, siç shprehet koloneli Promis, komandant i pjesës greke të KFORit, "qëllimi i tyre ka qenë për ta detyruar atë ta shes shtëpinë dhe t'ia marrin parat". Mjeku serb Nebojsha Srbljak kishte deklaruar se Velikinac kishte vdekur nga uria pasi fqinjët e tij shqiptarë nuk i kishin dërguar ushqim. Agjencia beogradase Tanjug ka transmetuar një kumtesë sipas së cilës, shkaqet e paraqitura të vdekjes së serbit në Ferizaj i ka hedhur poshtë edhe Qendra koordinuese e Qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG