Ndërlidhjet

BANGKOK, MANILË


Në kuadër të turneut të tij nëpër Azi dhe Australi, presidenti amerikan George Bush sot arriti në Bankgok të Tajlandës. Më herët gjatë ditës, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Parlamentinm e Filipineve, presidenti amerikan, George Bush e falënderoi këtë vend për rreshtimin e tij me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. "Secili vend në Azi dhe në gjithë botën ballafaqohet me zgjedhje...Vendet që zgjedhin mbështetjen e terrorit janë pjesëmarrëse në luftën kundër civilizimit. Vendet që përpiqen ta injorojnë terrorin dhe që shpresojnë se ai do ti godasë të tjerët, e mashtrojnë vetveten, e dëmtojnë mbrojtjen tonë të përbashkët dhe e ftojnë një të ardhme katastrofale të dhunës" – tha presidenti amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG