Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson e paralajmëroi Bashkimin Evropian të mos e dyfishojë rolin ushtarak të aleancës.
Dyfishimi apo gara ndërmjet NATO-s dhe BE-së do të shkaktonte "pakënaqësi të thellë", tha Robertson pas arritjes në Kiev, ku do të diskutojë integrimin e Ukrainës në aleancën.
Dje në Pragë, ambasadori amerikan në NATO Nicholas Burns shprehu optimizëm se kontesti mund të tejkalohet.
"Ky diskutim që kemi është mjaft i rëndësishëm. Duhet biseduar pa emocione, dhe mendoj se mund ta zgjidhim, sepse shumica e vendeve të NATO-s duan që aleanca të mbetet e fuqishme dhe vitale", tha Burns.
XS
SM
MD
LG