Ndërlidhjet

BANGKOK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Koresë së Jugut Roh Moo-Hyun i bënë thirrje Koresë së Veriut ta pranojë kompromisin për ta zbutur krizën rreth programeve bërthamore të Penianit.
Në deklaratën e përbashkët anash samitit të vendeve të Azisë dhe Paqësorit në Tajlandë, thuhet se "Shtetet e Bashkuara nuk kanë për qëllim ta sulmojnë Korenë e Veriut".
Bush ofroi garanca të tilla të sigurisë edhe në takimin me presidentin kinez Hu Jintao.
"Ne kemi një qëllim të përbashkët, të sigurojmë që siujdhesa e Koresë të mos ketë armë bërthamore", tha presidenti amerikan Bush, duke i hedhur poshtë kërkesat e Koresë së Veriut për një pakt të mos-sulmimit.
XS
SM
MD
LG