Ndërlidhjet

HAGË


"Autoritetet në Beograd kanë obligim të qartë ndërkombëtar t'i arrestojnë dhe ekstradojnë katër gjeneralët e akuzuar për krime të luftës në Kosovë", ka deklaruar zëdhënësi i Tribunalit të Hagës Jim Landale.
"Ne presim që autoritetet e Beogradit këtë ta bëjnë në pajtim me ligjin për bashkëpunim me Tribunalin", ka thënë Landale, duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Zoran Zhivkoviq, se ekstradimi i të akuzuarve "nuk është prioritet i qeverisë së tij" dhe se "nuk do të bëhet së shpejti".
Mbrëmë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara për krimet e luftës Pierre-Richard Prosper tha se katër gjeneralët e akuzuar mund të gjykohen në Serbi, nëqoftëse autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi e arrestojnë dhe ekstradojnë të dyshuarin për krime të luftës Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG